Lajme
Flet Samedin Mehmeti: Besoj se është akt profesional të jap dorëheqje
Demokracia
17:49 | 30 Gusht 2022

Share:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,  Samedin Mehmeti, ka ofruar dorëheqjen nga kjo pozitë.

Lajmin e ka bërë të njohur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke konfirmuar se kryeministri Kurti e liroi sot Mehmetin nga detyra.

Pas dorëheqjes, Samedin Mehmeti ka folur për Gazetën Express. Ai tha se dorëheqjen e ka ofruar pas ngjarjes së rëndë të dhunimit të vajzës 11-vjeçare të shtunën në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë.

Sipas tij, pas këtij rasti të rëndë është akt profesional dorëheqja.

“Pas një rasti kaq të rëndë besoj është akt profesional të jap dorëheqje”, tha Mehmeti.

Në vend të tij U.D., i drejtorit të PK-së është emëruar zv/drejtori i policisë Fehmi Hoti.

Për rastin e dhunimit të 11-vjeçares janë arrestuar pesë persona të dyshuar. Dy të moshës madhore dhe tre të mitur. Katër nga ta po qëndrojnë në paraburgim, ndërsa i dyshuari i pestë është arrestuar sot.

Të ngjashme