Sport
Flamurtari hap konkurs për trajnerë në shkollën e futbollit
Demokracia
13:21 | 18 Korrik 2022

Share:

Klubi i Flamurtarit nga Prishtina ka hapur konkurs për shkollën e futbollit.

Kryeqytetasit nëpërmjet faqes zyrtare kanë njoftuar se kanë hapur konkurs për tri pozita për trajnerë të grupmoshave të reja.

Afati i fundit për aplikim është deri më datën 27 korrik të këtij viti.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM / KONKURS

Klubi i Futbollit KF FLAMURTARI njofton se ka hapur konkurs për shkollen e futbollit.

3 pozita : Trajner të grupmoshave të reja

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë dokumentacionin e tyre me email në adresën …

  1. CV personale
  2. Niveli i edukimit
  3. Kopje të licencimit si trajner : C,B ose A licence
  4. Përvoja e punës si trajner
  5. Letër motivuese.

Afati i aplikimit është deri me datë 27.07.2022.

Të gjitha aplikimet duhet te dergohen ne email: [email protected]

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Ju faleminderit./Demokracia.com/

Të ngjashme