Sport
Flamuri kombëtar dhe ai i Kosovës nuk mungojnë as në finalen e Kupës së Botës
Demokracia
15:43 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Kampionatit Botëror “Katar 2022” do t’i vije fundit sot me finalen e madhe që zhvillohet në mes Argjentinës dhe Francës.

Stadiumi “Lusail Iconic” është arena e përballjes së madhe finale në Kupën e Botës me fillim nga ora 16:00, shkruan Demokracia.com.

Argjentina synon të triumfojë pas shumë e shumë vitesh në Botëror, teksa Franca kërkon mbrojtjen e trofeut.

Sikurse, në finalet e kompeticioneve tjera madhore në sport, edhe sot në Katar, ka disa tifozë shqiptarë.

Madje, një prej tyre është parë me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë nga stadiumi “Lusail” ku do të luhet ndeshja.

Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e një personi që shihet i mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të Republikës së Kosovës.

Argjentina erdhi në finale pas fitores 3:0 kundër Kroacisë, ndërkaq Franca siguroi finalen e dytë rresht pas triumfit kundër Marokut 2:0./Demokracia.com/

Të ngjashme