Arte
FKA twigs po punon në një seri televizive për artet marciale
Demokracia
12:51 | 28 Shkurt 2021

Share:

FKA twigs ka njoftuar se ajo po punon në serinë e saj të parë televizive, një shfaqje e bazuar në artet marciale për FX.

“Është si një seri televizive e arteve marciale e cila është përqendruar shumë tek të huajt”, shpjegon FKA, në një intervistë të re me Michaela Coel, transmeton Demokracia.com

“Dhe ideja e dëshirës për t’u përshtatur por pa qenë i aftë të përshtatesh”.

“Unë kam qenë duke bërë shumë hulumtime në mënyrën se si komuniteti me ngjyrë dhe komuniteti kinez i arteve marciale kanë një lidhje me të vërtetë të thellë,” vazhdon ajo.

“Ka shumë shembuj për këtë në muzikë: Klani Wu-Tang u bashkua pothuajse përmes arteve marciale.”

FKA twigs ka përfshirë artet marciale në muzikën e saj në vitet e fundit, pasi është stërvitur në ëushu, një formë e arteve marciale bashkëkohore kineze.

Këngëtarja gjithashtu ka integruar lojën me shpatë në performancat e saj MAGDALENE, si dhe videon e drejtuar nga Hiro Murai për “Sad Day”./Demokracia.com

 

Të ngjashme