Lajme
Fjolla Morina ishte arrestuar edhe para një muaji, tregon avokati i saj
Demokracia
21:20 | 04 Maj 2022

Share:

Avokati i këngëtares Fjolla Morina, Fanol Krasniqi, e ka konfirmuar lirimin e këngëtares, pas ndalimit të saj nga Policia e Kosovës.

“Fjolla Morinën e ka ndaluar Policia e Kosovës për kontrolle rutinore. Në atë urdhëresë e ka aktvendimin prej gjykate që nuk lejohet ekstradimi. Fjolla Morina është shoqëruar në polici. Pas verifikimit në databazën e policisë dhe pas dorëzimit të vendimeve të gjykatës dhe pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, Fjolla Morina është liruar në procedurë të rregullt dhe nuk ka dalë kurrfarë ndalese ndaj saj”, ka thënë ai në një prononcim për Demokracia.com.

Avokati Krasniqi ka thënë se këngëtares një ndalim i ngjashëm i ishte bërë edhe muajin e kaluar.

“Para një muaji e njëjta gjë i ka ndodhur Fjolla Morinës. Kemi shkuar në stacionin policor për me e dhënë një deklaratë në cilësinë e dëshmitares, ndërkohë ka figuruar urdhëresa, ia kemi bashkëngjitur vendimet, ka komunikuar personalisht. Nuk e di pse nuk po i hiqet prej databazës”, ka shtuar avokati Krasniqi.

Ai, po ashtu, ka thënë se vendimin e Gjykatës së Shkodrës, me të cilin Fjolla Morina ishte dënuar me 6 vite burgim, e kanë apeluar.

“Vendimi i Gjykatës së Shkodrës nuk është i formës së prerë dhe ai vendim është në Gjykatën Penale në Shkodër dhe pritet të caktohet seanca dëgjimore në lidhje me atë dënim. Avokati i Shqipërisë e ka apeluar vendimin, por ende nuk është caktuar seanca në Gjykatën e Apelit në Shkodër”, tregoi Krasniqi për Demorkacia.com.

Avokati i këngëtares shtoi se sot Policia e Kosovës kanë marrë një urdhëresë verbale prej Prokurorisë dhe beson se kjo nuk do të përsëritet më. /Demokracia.com/

Policia jep detaje për arrestimin dhe më pas lirimin e Fjolla Morinës

LAJMI I FUNDIT| Lirohet Fjolla Morina, nuk aprovohet ekstradimi i saj në Shqipëri

 

Të ngjashme