Sport
Fitorja po i “buzëqesh” Real Madridit në derbin madrilen, mbyllet pjesa e parë
Demokracia
21:49 | 18 Shtator 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në kryendeshjen e xhiros së gjashtë në La Liga midis Atletico Madridit dhe Real Madridit.

“Mbretërit” kanë mbyllur 45 minutat e para me epërsi të dyfishtë 0:2 kundër Atleticos në derbin madrilen që po zhvillohet në stadiumin “Wandametropolitano”, shkruan Demokracia.com.

“Paqja” u thye në minutën e 18-të kur Rodrygo realizoi në portën e Oblak, pas asistimit fantastik nga Tchouameni.

Los Blancos nuk u ndalën me kaq. Ata gjetën edhe golin e dytë me anë të mesfushorit Valverde që topin e kthyer nga shtylla e goditur nga Vinicius, e dërgoi në rrjetë.

Bazuar në statistika, Atletico kishte katër goditje në portë, krahas tri të mysafirëve./Demokracia.com/

Të ngjashme