Një vit nga suksesi stratosferik i filmit Parasite dhe regjisori Bong Joon-ho ka zbuluar se ai ka përfunduar një nga dy filmat vijues të filmit të tij, fitues i Oscar.
I ftuar në një podcast, Bong Joon-ho tha: “Më duket sikur po ndaj trurin në gjysmën e majtë dhe të djathtë duke shkruar këto dy skenare. Por njërin e mbarova javën e kaluar. ” Nuk është zbuluar më shumë në lidhje me ngjarjen e filmave, por Bong konfirmoi se njëri është shkruar në gjuhën koreane, ndërsa tjetri është në anglisht.
Regjisori gjithashtu tha se “filmi korean është i vendosur në Seul dhe ka elemente unike të zhanrit horror dhe aksion”.
Ai shtoi: “Është e vështirë të përcaktosh zhanrin e filmave të mi. Projekti anglez është një film dramatik i bazuar në një ngjarje të vërtetë që ndodhi në 2016. Sigurisht, nuk do ta di fundin deri sa të përfundoj skenarin, por gjysma e filmit ndodh në Angli dhe gjysma në SHBA”.
Nëse dy filma nuk do të të mjaftonin tashmë, Bong është duke zhvilluar një serial Parasite me HBO dhe duke bashkëpunuar me Adam McKay, që qëndron pas filmave të tillë si The Big Short dhe Vice, si dhe drama fituese e Golden Globe, Succession.
Detajet e serialit janë ende të paqarta, por është thënë se do të shfrytëzojnë disa nga idetë e hedhura nga skenari origjinal i filmit./Demokracia.com