Filmi “Dita e Gruas” me skenar dhe regji të Goce Cvetanovski, producent Driton Ramadanit, produksion nga “Makedonska Krepost”, me drejtor të fotografisë Fejmi Daut, është bërë pjesë e “Berlinale European Film Market“.
Filmi trajton ironinë e shfrytëzimit të grave, me një galeri personazhesh, tendencat kontrakdikore të të cilëve herë ndihmojnë e herë bëjnë më shumë dëme lidhur me karakterin kryesor, transmeton Demokracia.com
Filmi i cili përfshin tri gjuhë, shqip, anglish dhe maqedonisht.
Në rolet kryesor të këtij filmi luajnë aktorët: Sladjana Vujosevic, Musa Isufi, dhe Ismail Kasumi. Kurse në rolet tjera janë: Avni Dalipi, Mendim Murtezi, Damjan Cvetanovksi, Osman Ahmeti, Egzona Salihu, Katerina Kocevska, Eleni Dekidis etj./Demokracia.com