Lifestyle
Filmat e rinj në Netflix që duhet të shohësh gjatë marsit
Demokracia
14:37 | 27 Shkurt 2024

Share:

Lexo këtë artikull, merr ca këshilla, bëj ca kokoshka dhe rehatohu për të parë një film nga të rinjtë që pritet të publikohen. Lista që ka përzgjedhur Vogue ka diçka për këdo dhe për çdo gjendje humori që je. Ne sugjerojmë të zgjidhni në bazë të aktorit të preferuar që keni dhe emocioneve.

 

 

Me tej po ju listojmë titujt e muajit mars:

“No estás sola: La Lucha contra La Manada” (publikohet në 1 mars)

Nominuar për Oscar ky dokumentar i fuqishëm trajton lëvizjen #MeToo dhe ndikimin në Spanjë dhe Amerikën latine.

“Spaceman” (publikohet në 1 mars)

Bazuar mbi romanin “The Cosmonaunt” ky film trajton jetën e një austronaunti që ka qëndruar në hapësirë për 6 muaj dhe kur kthehet kupton që martesa e tij nuk ekziston më.

“Damsel” (publikohet në 8 mars)

Ky film ka aventurë dhe aksion. Por mbi të gjitha fantazi. Me protagoniste Millie Bobby Brown do njiheni me historinë e një vajze dhe martesës së saj me një princ që ka një sekret të errët.

“Art of love” (publikohet në 14 mars)

Një prodhim turk komedi që trajton historinë e një krimi dhe një dashurie që futet në mes.

“Irish Wish – Just a Wish” (publikohet në 15 mars)

Me Lindsay Lohan një film fantazi që fillon me shprehjen e një dëshirë për të gjetur dashurinë e vertetë dhe përfundon me një fund krejt tjetër.

Të ngjashme