Lajme
Fillon një tjetër linçim ndaj Rrahman Jasharajt, përkrahësit e Kurtit e krahasojnë me Millosheviqin
Demokracia
22:53 | 11 Shtator 2022

Share:

Pasi u vendos që greva të vazhdohet, kanë vazhduar linçimet për kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nga përkrahësit e kryeministrit Albin Kurti.

Përkrahësit por edhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdimësi janë duke e linçuar kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Tani pasi u vendos që greva do të vazhdohet, grupi në rrjetin social Facebook #meKryeministrin, kanë filluar ta linçojnë Jasharajn duke e krahasuar atë me kriminelin serb, Sllobodan Millosheviq.

Grupi në Facebook #meKryeministrin ka lejuar që një anëtar i këtij grupi të shpërndaj këtë foto.

Përmes një postimi në grupin respektiv, është kërkuar shkarkimi i Jasharajt, ndërsa krahasuan këtë mbyllje me atë të 31 viteve më parë.

Kujtojmë se ky nuk ishte linçimi i parë ndaj kreut të SBASHK-ut i cili ditë më parë potencoi sërish faktin se nëse mësimdhënësit i thonë ta ndalë grevën, ai do ta bëjë një gjë të tillë.

Madje, Elvis Hoxha, profesor i filozofisë dhe këshilltar i Kurtit mori guximin edhe ta quajë anëtar të partisë serbe, gjë për të cilën vet Hoxha kërkoi edhe falje më vonë.

LEXO EDHE: 

Mbështetje e madhe | Sindikalistët e duan Rrahman Jasharajn të dialogojë me Qeverinë

Të ngjashme