Lajme
Mbështetje e madhe | Sindikalistët e duan Rrahman Jasharajn të dialogojë me Qeverinë
Demokracia
19:43 | 11 Shtator 2022

Share:

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka ritheksuar se greva do të vazhdojë edhe nesër.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hymolli është takuar mbrëmë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Mirëpo sot, Hykolli ka raportuar para kryetarëve sindikal në nivel komunal për krejt çka ka debatuar me Kurtin.

Sindialistët kanë kërkuar që kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, të dialogojë me Kurtin.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se Hymolli nuk është pajtuar me Kurtin pa u plotësuar kushtet.

“Hymolli ka zhvilluar me Kryeministrin Albin Kurti. Kryetari Hykolli ka informuar pjesëmarrësit e këtij takimi për ato që janë debatuar në këtë takim e pastaj është hapur debat konstruktiv lidhur me këtë. Kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve kanë përgëzuar kryetarin Hykolli për përpjekjet që të krijohen kushtet për dialog mes Qeverisë dhe Këshillit Grevist të BSPK-së duke uruar që ky dialog edhe të ndodh me qëllim që të debatohen të gjitha çështjet dhe të arrihet marrëveshje e pranueshme”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë, shkruan Demokracia.com.

“Qëndrim unanim i pjesëmarrësve të këtij takimi ishte që deri sa Qeveria nuk ulet në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së, që është organ legjitim për të menaxhuar grevën dhe për të zhvilluar dialog me palën tjetër dhe gjersa Qeveria nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve greva do të vazhdojë”, vazhdon njoftimi.

“Ata rikujtuan se greva erdhi si pasojë e mungesës së vullnetit të Qeverisë për dialog dhe se greva po ndodh duke u respektuar zëri dhe vullneti i anëtarësisë, e cila edhe do të vendos çka tutje”, është bërë e ditur në këtë njoftim.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

SBASHK-u mbajti takim të jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve

Kryetari i BSPK-së Hykolli raportoi, pjesëmarrësit u deklaruan se greva vazhdon

Prishtinë, 11.09.2022

Në orët e pasdites të së dielës SBASHK-u ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm me kryetarët e Kuvendeve Sindikale Komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve për të debatuar lidhur me takimin e kryetarit të BSPK-së Atdhe Hykolli në mbrëmjen e së shtunës që e ka zhvilluar me Kryeministrin Albin Kurti.

Kryetari Hykolli ka informuar pjesëmarrësit e këtij takimi për ato që janë debatuar në këtë takim e pastaj është hapur debat konstruktiv lidhur me këtë. Kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve kanë përgëzuar kryetarin Hykolli për përpjekjet që të krijohen kushtet për dialog mes Qeverisë dhe Këshillit Grevist të BSPK-së duke uruar që ky dialog edhe të ndodh me qëllim që të debatohen të gjitha çështjet dhe të arrihet marrëveshje e pranueshme.

Qëndrim unanim i pjesëmarrësve të këtij takimi ishte që deri sa Qeveria nuk ulet në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së, që është organ legjitim për të menaxhuar grevën dhe për të zhvilluar dialog me palën tjetër dhe gjersa Qeveria nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve greva do të vazhdojë. Ata rikujtuan se greva erdhi si pasojë e mungesës së vullnetit të Qeverisë për dialog dhe se greva po ndodh duke u respektuar zëri dhe vullneti i anëtarësisë, e cila edhe do të vendos çka tutje. /Demokraica.com/

Të ngjashme