Lajme
Nuk u vendos në agjendë aplikimi i Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Për Albinin me rendësi është propaganda, vota dhe pushteti
Demokracia
18:24 | 07 Maj 2024

Share:

Deputetja e PDK-së, Arian Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi Kosova nuk ka qenë temë e diskutimit në takimin e zëvendësministrave që po punojnë në përcaktimin e agjendës për Komitetit të Ministrave për Këshillin e Evropës.

Ajo ka thënë se kjo mbledhje do të mbahet edhe më 14 maj, teksa ka thënë se procesi do të vështirësohet.

Tutje, ajo ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, për veprim elektroale.

Për Albinin me rendësi është propaganda, vota dhe pushteti!” – ka thënë ndër të tjera ajo.

Shkrimi i saj:

Kosova, sot NUK arriti që të jetë temë në takimin e zëvendësministrave që po përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj! Kjo mbledhje do të vazhdoj edhe ditën e martë (14 maj), e në ditët në vijim procesi vështirësohet dhe mundësitë shterojnë. Sidoqoftë, EDHE NJË SHANCË për

POR….

FATKEQËSI është që kemi një Kryeministër që çdo vendim e veprim e ka në peshoren e kalkulimit ELEKTORAL, pavarësisht interesit të Kosovës.

Për Albinin me rendësi është propaganda, vota dhe pushteti!

Të ngjashme