Xhirimet e filmit “Pritja” i cili trajton historinë e Ferodnije Çerkezit kanë filluar.
Me regji dhe skenar nga Artan Korenica në këtë film luan aktorja Arta Muçaj ndërsa producent është Edi Kastrati.
Bazuar në jetën e Ferodnije Çerkezit, filmi “Pritja” trajton një realitet të hidhur, të të gjithë atyre që akoma presin më të dashurit e tyre.
Ky film është mundësuar nga Qendra Kinematografike e Kosoves dhe DKRS-Gjakovë. /Demokracia.com/