Lajme
Fiksimi për të pasur djalë: Ka çifte në Kosovë që ‘sfidojnë’ ligjet vetëm të mos kenë vajzë
Demokracia
08:46 | 04 Mars 2023

Share:

RTK ka realizuar një hulumtim ku vihet në pah mentaliteti patriarkal i trashiguar në breza në shoqërinë kosovare. Ai për të pasur fëmijë mashkull.

Për këtë gjë, çiftet kosovare po përdorin metoda alternative mjekësore për të lindur kështu një fëmijë të gjinisë mashkullore ani se ligji për shëndetin riprodhues e ka të ndaluar veprimtarinë e riprodhimit të sistuar në përzgjedhjen e gjinisë së fëmijës.

Pavarësisht kësaj, janë kryesisht mjekët specialistë gjinekologë ata që po ndihmojnë këto gra në gjetjen e një zgjidhjeje për selektim gjinie, që pos e kundërligjshme është edhe e dënueshme.

“Ka grua që i ka fëmijët të një gjinie më shumë dhe e do edhe fëmijën e gjinisë tjetër…dhe me punën time, shumë bashkëshort i kam bo me gjininë që e duan”, kjo është deklarata e kundërligjshme e një gjinekologu në Kosovë.

“Përfundimisht kam vendosë me e bo një send që ndoshta logjikisht me mjekësi nuk është e lejueshme”, shprehet një Nënë e cila në intervistë për emisionin Udhëve në RTK, tregon se çfarë metodash përdori që të bënte selektimin e gjinisë.

Të ngjashme