ShowBiz
Fifi merr propozim për martesë nga Adisi në ‘Dancing With The Stars’
Demokracia
10:51 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, është një nga konkurrentet e këtij edicioni në Dancing With The Stars.

Javën e kaluar, ajo dhe partneri i saj balerin ,Graciano Tagani, siguruan finalen gjersa këtë javë, ajo ishte e ftuar për të performuar live si e ftuar speciale.

E teksa ka interpretuar para publikut një kënge festive të fundvitit e veshur me një fustan të bardhë, në atë moment një befasi e madhe e priste këngëtaren.

Partneri i saj, sipërmarrësi Adis Patushi, u afrua në skenë dhe u ul në gjunjë me unazën në duar, duke i propozuar martesë.

Pa asnjë mëdyshje, kantuatorja nga Ferizaj i Kosovës i tha “Po” këtij propozimi.

Të ngjashme