ShowBiz
Fifi flet për albumin “Vëmendje”: U realizua brenda nëntë muajve me Theo Malin brenda meje
Demokracia
16:46 | 29 Prill 2023

Share:

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, pak ditë më parë u bë nënë për herë të parë.

Dy ditë më vonë, ajo solli këngën e re “9” që njëherësh ishte e fundit e albumit të saj të titulluar “Vëmendje”.

Artistja ka bërë një postim në rrjete sociale kësaj radhe ku zbulon se këto projekte u realizuan përgjatë nëntë muajve, bashkë me djalin e saj që e pagëzoi me emrin Theo Malin.


Foto: Screenshot/Instagram
“9 këngë – 9 ndryshime – 9 ndjenja. Që dolën në afat prej nëntë muajsh me Theo Malin brenda meje. Prandaj ky album është i veçantë”, u shpreh ajo.

“E kupton albumin nëse i dëgjon këngët nga 1-shi deri te 9-ta”, vazhdoi më tej 29-vjeçarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

 

Në këtë album bëjnë pjesë këngë si: “Vëmendje”, “Dehur”, “Refuzuar”, “Trauma”, “Kujna ja ke lon”, “Bjeri”, “Presje” dhe “Mëkat”.

Fifi theksojmë që bashkë me Adis Patushin u bënë prindër për herë të parë këtë javë. /Telegrafi/

Të ngjashme