Sport
FIFA e fshin postimin ku shkruhej se Messi është më i miri i të gjitha kohërave
Demokracia
16:08 | 21 Dhjetor 2022

Share:

Llogaria zyrtare e Kupës së Botës në Tëitter është detyruar të fshijë një postim në lidhje me Lionel Messin, ku thuhej se argjentinasi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Pasi udhëhoqi Argjentinën në lavdinë e Kupës së Botës “Katar 2022”, Messi është aktualisht në qendër të vëmendjes pasi shumë tifozë mendojnë se ai tani ka siguruar epitetin e tij si më i madhi i të gjitha kohërave.

Debati për këtë çështje ka vazhduar për vite me radhë pasi Messi dhe Ronaldo e kanë luftuar gjatë karrierës së tyre.

“Debati për GOAT është zgjidhur. Çmimi përfundimtar tani është pjesë e koleksionit”, thuhej në postimin e FIFA-s, e cila më pas është fshirë./Demokracia.com/

Të ngjashme