Sport
FIBA pezullon zyrtarisht kombëtaren dhe klubet ruse, shkak pushtimi i Ukrainës
Demokracia
19:33 | 18 Maj 2022

Share:

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka konfirmuar vendimin për të pezulluar ekipet kombëtare ruse për meshkuj dhe femra nga të gjitha garat nën kujdesin e FIBA-s në 2022 dhe 2023, thuhet në një deklaratë të organizatës.

FIBA e ka ndaluar pjesëmarrjen e Rusisë në basketboll tre me tre, gjithashtu në konkurrencën e meshkujve dhe femrave, njoftojnë mediat e huaja.

FIBA do të takohet të shtunën për një vendim të mundshëm për të zëvendësuar Rusinë në Kampionatin Evropian në shtator (1-18 shtator).

Rusia është përjashtuar thuajse nga të gjitha organizata sportive në botë për shkak të pushtimit të Ukrainës që ka nisur tash e afër tre muaj./Demokracia.com/

Të ngjashme