Sport
FFK pezullon futbollistin e Ballkanit, heton Llapin për lëshim në organizimin e ndeshjes
Demokracia
14:50 | 03 Maj 2022

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë sot disa vendime.

Kështu futbollisti i Ballkanit, Lumbardh Dellova për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Llapit është pezulluar deri në kompletimin e lëndës. Në anën tjetër deklarata shtesë Komisioni ka kërkuar për skuadrën e Llapit e cila ka bërë lëshim në organizimin e ndeshjes me Ballkanit, shkruan Demokracia.com

FFK ka pezulluar edhe ndihmës trajnerin e Flamurtarit, Liridon Lecit.

Vendimet e plota të Komisionit Disiplinor

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.05.22 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 32-të të BKT Superligës, xhiros së 25-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B si dhe xhiros së 24-t të Ligës së Dytë edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

VENDIM:

FC ”Llapi”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në intervale të ndryshme kohore para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes, hidhen fishekzjarre në fushën e lojës, ndërkaq tifozët vendas ofendojnë në kor tifozët mysafirë. Pas përfundimit të ndeshjes para hyrjes për në lokalet zyrtare (zhveshtore) qëndrojnë persona të shumtë të pa autorizuar, të cilët ofendojnë referët e ndeshjes derisa ata po hynin në zhveshtore. Sipas delegatit (protokolit ) të ndeshjes Llapi- Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Llapi“. afati datë: 06.05.2022 ora 13:00.

Përfaqësuesi zyrtar i FC Llapi, Muhamet Rexhepi, ID.nr.001413M88. Në minutën e 69-të, fyen rëndë referin kryesor të ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari i FC “Llapi”. Afati datë: 06.05.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë të kryerjes së detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.

Lojtari i FC ”Ballkani“ me nr.fanelle 5 Lumbardh Dellova dhe nr ID.000161M99. Në minutën e 76-të, reagon në mënyrë violente ndaj lojtarit kundërshtar duke u  shtyrë kokë me kokë, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga futbollisti FC “Ballkani“, Lumbardh Dellova. Afati datë: 06.05.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin  e lëndës. Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin  e lëndës.

Nd. Trajnerit i KF ”Flamurtari”, Liridon Leci  nr lic. CLP-319.  Pas përfundimit të pjesës së parë tenton të kacafytet me një shikues, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Flamurtari-Ferizaj. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga nd/trajneri  KF “Flamurtari“ Liridon Leci. Afati datë: 06.05.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë të kryerjes së detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës.

Lojtari i  KF ”Arbëria”, Armend Miftari, ID.001873M95. Lojë me dorë jashtë zonës së rreptësisë, për  çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Arbëria-Ramiz Sadiku. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF “Arbëria“, Armend Miftari. Afati datë: 06.05.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. /Demokracia.com

Të ngjashme