Sport
FFK-ja delegon gjyqtarët për javën e shtatë në Superligë, Bejtullahu në Skenderaj
Demokracia
17:21 | 27 Shtator 2021

Share:

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar delegimet e plota të gjyqtarëve për javën e shtatë në Superligën e Kosovës.

Xhiro e shtatë do të zhvillohet në mesjavë, saktësisht të mërkurën dhe të enjten, raporton Demokracia.com.

Ndeshje interesante e kësaj xhiro pritet të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj me Drenicën nikoqire të Malishevës.

Gjyqtar kryesor në këtë përballje do të jetë Mervan Bejtullahu me dy ndihmësit e tij, Edmond Zeqirin dhe Besnik Morinën.

Mentor Ajetit i është besuar përballja në mes Gjilanit dhe Llapit. Ajeti do të ndihmohet nga Drilon Rexhepi e Altin Zhegrova.

“Bilbili” kryesor në takimin Dukagjini – Drita është Burim Jahmurataj, ndërkohë asistentë në këtë sfidë janë Granit Hyseni e Alban Ejupi.

DELEGIMET E PLOTA:

Të ngjashme