Arte
Festivali Hardh Fest shtyhet për shkak të situatës aktuale të  Covid
Demokracia
14:20 | 30 Gusht 2021

Share:

Festivali Hardh Fest i cili ishte paraparë të mbahej në datat 3,4 dhe 5 shtator në Rahovec është shtyrë për shkak të masave të reja lidhur me pandeminë.

Lajmi u bë i ditur nga organizatorët  e këtij festivali, mirëpo nuk është caktuar data e saktë se kur do të mbahet.

Postimi i tyre i plotë:

“Njoftim

Hardh Fest 2021 duke i respektuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.08.2021 mbi masat e reja anti-COVID19, dhe duke e patur prioritet shëndetin publik vendos që edicionin e sivjetshëm të festivalit ta shtyej për një datë më të përshtatshme.

Vaksinohuni dhe shihemi shumë shpejt”.

Të ngjashme