Lajme
Ferizaj: Shkuan për kontrolle për kriptovaluta, policia gjen armë zjarri dhe municion
Demokracia
21:08 | 07 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve në Ferizaj.

Në njoftimin e policisë thuhet se policët e stacionit policor të Ferizajt nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në rrugën “Mejdi Xhaferi” në Ferizaj gjatë një asistimi të Doganës së Kosovës dhe KEDS-it kanë gjetur armë zjarri, përcjell Demokracia.com.

“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar personin e dyshuar me inicialet SH.J (M/K) i moshës 64 vjeçar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij me dyshimin e prodhimit të kriptovalutave nga Dogana e Kosovës dhe KEDS, nga ana e policisë janë gjetur 2 pushkë të gjata, 2 pistoleta, një bajonetë dhe sasi e municionit, të cilat më pas janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve

Sot rreth orës 15:00, policët e stacionit policor të Ferizajt nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në rrugën “Mejdi Xhaferi” në Ferizaj gjatë një asistimi të Doganës së Kosovës dhe KEDS-it kanë gjetur armë zjarri.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar personin e dyshuar me inicialet SH.J (M/K) i moshës 64 vjeçar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij me dyshimin e prodhimit të kriptovalutave nga Dogana e Kosovës dhe KEDS, nga ana e policisë janë gjetur 2 pushkë të gjata, 2 pistoleta, një bajonetë dhe sasi e municionit, të cilat më pas janë konfiskuar.

I dyshuari, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të mëtejme të rregullt hetimore./Demokracia.com/

Të ngjashme