Sport
Ferizaj e mund ekipin maqedonas në miqësore, golin e shënon i transferuari nga Drita
Demokracia
17:38 | 22 Janar 2023

Share:

Ka përfunduar me fitore të FC Ferizajt, miqësorja kundër FC Pobedas nga Maqedonia e Veriut.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Drilon Islami, i cili u transferua ditë më parë nga Drita.

Kjo ndeshje u zhvillua në Dojran të Maqedonisë së Veriut aty ku skuadra ferizajase po i kryen përgatitjet për stinorin pranveror.

Gjatë qëndrimit të Ferizajt në Dojran, ditëve në vazhdim do të zhvillohen edhe dy takime tjera, kundër ekipeve të ligës maqedonase./Demokracia.com/

Të ngjashme