Sport
Ferizaj arkëton tre pikë të arta nga udhëtimi në Mitrovicë
Demokracia
15:05 | 11 Mars 2023

Share:

Ferizaj ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Trepça ’89 me rezultat minimal 0-1.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por që gjatë 90 minutave u pa vetëm një gol.

Ishte minuta e 19-të e ndeshjes kur u realizua goli i vetëm në këtë sfidë me mysafirët që bën një aksion fantastik.

Filip Gligorov asistoi bukur te Mateo Panadic i cili nga afërsia realizoi për 0-1.

Trepça ’89 deri në fund të ndeshjes kërkoi me ngulm golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia arriti dhe Ferizaj arkëtoi tre pikë të arta nga kjo përballje.

Ferizajasit me këto tre pikë ngritën në pozitën e shtatë në tabelë me 27 pikë, derisa lënë Trepçën ’89 një vend më poshtë me një pikë më pak.

Ndeshjen e ardhshme Trepça ’89 do ta zhvilloj sërish në Riza Lushta, ku takohet me Dukagjinin, derisa Ferizaj para adhuruesve të vet pret Ballkanin.

Të ngjashme