Sport
Femrat: Kosova dhe Norvegjia takohen sonte në Prishtinë, ky televizion e transmeton ndeshjen
Demokracia
17:50 | 21 Shtator 2021

Share:

Kosova dhe Norvegjia në konkurrencën e femrave do të përballen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja e sontme fillon nga ora 19:00 dhe është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Australi dhe Zelandë e re 2023”, shkruan Demokracia.com.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se dueli transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK 4).

Për dallim nga ndeshja e parë kundër Shqipërisë (1:1), kur Kosova hyri me synim për fitore dhe me lojë sulmuese, kësaj radhe përzgjedhësja Afërdita Fazlija do të jetë e detyruar të ndryshojë skemën e lojës, duke i kushtuar më shumë vëmendje repartit defanzivë, marrë parasysh cilësitë e kombëtares norvegjeze, e cila para pak ditësh e mundi Armeninë me rezultat të lartë, 10:0. /Demokracia.com

Të ngjashme