Lajme
FDA miraton ilaqin e ri për përballimin e diabetit të tipit 1
Demokracia
16:55 | 18 Nëntor 2022

Share:

Rreth 8.7 milionë njerëz kanë diabet të tipit 1 në të gjithë botën. Ilaçi i quajtur teplizumab që vonon zhvillimin e diabetit të tipit 1 është miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Kjo “shënon një epokë të re në trajtimin e diabetit, duke trajtuar shkakun rrënjësor të gjendjes”.

“Aprovimi i sotëm i një terapie të klasit të parë shton një opsion të ri të rëndësishëm trajtimi për disa pacientë të rrezikuar,” tha John Sharretts, drejtor i Divizionit të Diabetit në FDA.

Ilaçi funksionon duke riprogramuar sistemin imunitar për të ndaluar “sulmin e gabuar” të qelizave që prodhojnë insulinë.

Të ngjashme