FC Prishtina dhe NLB Banka, një nga sponsorët e klubit, kanë dhuruar fanella sportive për fëmijët e klasës së VI-të në SHFMU “Dardania” në Prishtinë.
Përfaqësuesja e klubit, Shkenca Goçi, futbollistët e skuadrës së parë: Lorik Boshnjaku, Besnik Krasniqi, Gauthier Mankenda, Albin Prapashtica dhe Samuel Mone të shoqëruar edhe me disa lojtarë nga ekipi i juniorëve i gëzuan fëmijët me dhurata nën praninë e përfaqësueseve të NLB Bankës, Iliriana Nreca dhe Alma Topalli, njofton faqja zyrtare e klubit “bardhekaltër”, përcjell Demokracia.com.
Takimi i fëmijëve me ‘idolët’ e tyre futbollistë ishte shumë emocionues.
Sporti na bashkon të gjithëve dhe është i rëndësishëm për shëndetin tonë fizik dhe mendor andaj FC Prishtina do të qëndrojë gjithmonë pranë fëmijëve./Demokracia.com/