Auto&Tech
Faqet pornografike online promovojnë dhunën seksuale
Demokracia
23:11 | 06 Prill 2021

Share:

Një në tetë video porno të promovuara tek përdoruesit që hyjnë për herë të parë të faqeve pornografike në Britani janë etiketuar me tekst që përshkruan veprime të dhunshme seksuale, sipas një studimi.

Studimi analizoi titujt dhe përshkrimet e 131.738 videove në faqet e nisjes së Pornhub, XVideos dhe XHamster, transmeton Demokracia.com

Një studiues tha se përhapja e përshkrimeve të përdhunimit, abuzimit fizik dhe incestit ishte “tronditëse”.

Faqet janë ballafaquar me studimin dhe kanë premtuar heqin përmbajtje të paligjshme.

Gjetjet janë botuar në numrin e fundit të Revistës Britanike të Kriminologjisë dhe u raportuan për herë të parë nga Sunday Times.

Përshkrimet dhe titujt – por jo vetë përmbajtja e videove – u kërkuan për fjalët kyçe që korrespondonin me përkufizimin e Organizatës Botërore të Shëndetit për dhunën seksuale.

Studiuesit më pas përjashtuan ato që ata i konsideruan si video konsensuale BDSM (skllavëri, dominim dhe sado-mazokizëm) nga gjetjet e tyre.

Hulumtimi raportoi se:

– Më shumë se 8,000 tituj i referoheshin agresionit fizik ose aktivitetit të detyruar seksual

– 2,966 tituj përshkruanin abuzimin seksual të bazuar në imazhe, përfshirë “kamerat e fshehura”

– 5,785 tituj përshkruanin aktivitetin seksual midis anëtarëve të familjes – kategoria më e zakonshme e materialit “të dhunshëm seksualisht” të identifikuar në raport./Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Auto&Tech • 01 Qershor 2024
Auto&Tech • 29 Maj 2024