Auto&Tech
Studimi: Inteligjenca artificiale e CHatGPT, shumë e reklamuar por pak e përdorur
Demokracia
08:37 | 30 Maj 2024

Share:

Sipas një sondazhi, shumë pak njerëz përdorin rregullisht teknologjinë e inteligjencës artificiale (AI) si ChatGPT.

Studiuesit anketuan 12,000 njerëz në gjashtë vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, me vetëm 2% të të anketuarve britanikë që thanë se përdorin CHATGPT në baza ditore, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Dr. Richard Fletcher, autori kryesor i raportit, i tha BBC-së se kishte një “mospërputhje” midis “reklamimit” rreth AI dhe “interesit publik” në të.

Ky studim tregon se, me gjithë paratë dhe vëmendjen e dhënë për AI, ajo ende nuk është bërë pjesë e përdorimit rutinë nga njerëzit.

“Pjesë të mëdha të publikut nuk janë veçanërisht të interesuar për AI dhe 30% e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar thonë se nuk kanë dëgjuar për ndonjë nga teknologjitë që mund t’i përdorin, duke përfshirë ChatGPT”, tha Dr Fletcher.

Të ngjashme