Arte
Fansat e Sophie kërkojnë që një planet të emërohet sipas saj
Demokracia
13:31 | 04 Shkurt 2021

Share:

Adhuruesit e Sophie, producentes revulucionare, vdekja e së cilës theu zemrat e shumë ndjekësve të saj, tani kanë kërkuar një dedikim për të, transmeton Demokracia.

Fansat e saj kanë nisur një peticion, duke i kërkuar NASA-s të emërojë një planet të zbuluar së fundmi me emrin e artistes të ndjerë.

“Unë jam duke kërkuar që TOI-1338 b të emërohet në nder të SOPHIE, për nder të një ndikimi të madh për komunitetin LGBT +”, shkruan themeluesi i peticionit, Christian Arroyo.

“Unë dua që emri i saj të mbahet mend dhe ndikimi i saj të vazhdojë të lulëzojë për shumë vite që vijnë.”

TOI-1338 b nuk është vetëm ndonjë planet. Zbuluar në verën e vitit 2019 nga 17-vjeçari Wolf Cukier, planeti është një nga planetet që janë “qarkullues” (që do të thotë se rrotullohen rreth dy yjeve) dhe banon në një sistem mbi 1300 vite dritë larg.

Më e rëndësishmja është se, imazhet e zbuluara së fundmi të TOI-1338 b parashikojnë që sipërfaqja e saj me ngjyrën pastel ngjan shumë me sfondin  e albumit SOPHIE’s Oil of Every Pearl’s Un-Insides, xhiruar nga Charlotte Wales./Demokracia.com

 

Të ngjashme