Lajme
Familjet e të vdekurve nga koronavirusi e padisin Boris Johnsonin
Demokracia
17:05 | 07 Mars 2021

Share:

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është duke u paditur nga rreth dy mijë familje që humbën një ose më shumë anëtarë të familjes për shkak të koronavirusit.

124 mijë e 419 persona kanë vdekur deri më tani në Britaninë e Madhe, që është numri më i madh i vdekjeve nga ky virus në ndonjë vend evropian.

Britania është e pesta në bazë të vdekshmërisë nga Covid-19 në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit, Meksikës dhe Indisë.

Grupi “Familjet e Mjeruara që Kërkojnë Drejtësi” dëshiron ta detyrojë qeverinë të kryejë një hetim publik për mënyrën se si Britania luftoi pandeminë, njoftoi Daily Mail.

Një grup avokatësh nga zyrat e Pete Weatherby dhe Elkan Albrahamson do t’u shkruajnë ministrave këtë muaj, në mënyrë që t’i informojnë ata se po kryhet një shqyrtim gjyqësor i Gjykatës së Lartë.

Deri më tani, Johnson ka refuzuar të urdhërojë një ekzaminim ekspert të përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë COVID-19, duke kërkuar që së pari të zvogëlohet rreziku i infeksioneve të reja.

Avokatët thonë se një numër i madh britanikësh vdiqën “pa nevojë, për shkak të gabimeve të qeverisë” dhe se hetimi gjithashtu duhet të kryhet për shkak të të drejtave të njeriut, shkruan London Times, transmeton Express.

Një grup i familjeve të pikëlluara dëshirojnë të parandalojnë që një numër i madh i vdekjeve të ndodhin sërish.

Të ngjashme