ShowBiz
Familjarët e Egla Cenos i reagojnë ashpër Ilnisa Agollit: Ke fituar vendin e punës pa meritë duke u bërë e dashura e nën-drejtorit
Demokracia
19:01 | 21 Mars 2024

Share:

Banorja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno kishte tronditur me një deklaratë kur tregoi se moderatori Saimir Kodra i kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune; e pikërisht për këtë, Ilnisa Agolli u dëgjua duke i thënë aktores: “Po te Saimiri do shkosh?”

Lidhur me këtë kanë reaguar familjarët e aktores Ceno, duke i quajtur si të “shëmtuara” deklaratat e gazetares Agolli.

“Nuk ka gjë më të shëmtuar se të dëgjosh një gjë të tillë, sidomos kur janë situata kaq delikate, me një tematikë që prekin femrat e gjithë botës. Ilnisa në këtë rast vërteton përsëri se sa e ligë është”, reaguan atë përmes një postimi në Instagram.

Foto: Reagimi i familjarëve të Egla Cenos / Instagram

Për më tepër, ata nuk u ndalën me kaq, derisa hodhën edhe akuza të tjera kundrejt Ilnisës.

“Ndoshta ‘Ilnisat’ si kjo Ilnisa në fjalë nuk kanë pasur nevojë të përballen me këtë lloje traumash, sepse e kanë zgjidhur situatën aq lehtë duke u bërë e dashura e nën-drejtorit dhe me këtë rast ka fituar ndonjë vend pune pa meritë”, theksuan ata.

Foto: Egla Ceno / Instagram

“Jo të gjitha femrat e bëjnë këtë, por përkundrazi respektojnë veten duke mos pranuar kurrsesi një vend pune në këtë lloj forme”, thuhej mes tjerash në deklaratën e tyre.

Të ngjashme
ShowBiz • 27 Prill 2024