Lajme
Falja e 100 eurove: Ligji për Tatimin në Pronë i kontestueshëm| Hera e parë që Komunat “përballen” me Qeverinë në Kushtetuese
Demokracia
15:03 | 26 Gusht 2023

Share:

Falja e faturave të tatimin në pronë deri në 100 euro, ishte patatja e nxehtë të cilën Komunat e Ministria e Financave, po ia gjuajnë njëra-tjetrës, tash e disa muaj.

Pas miratimin në Kuvend, e dekretimit nga Presidentja, Ministri i Financave Hekuran Murati, njotoi se ligji i ri për Taimin në Pronë tashmë është në fuqi. Ai tha se deri më 15 shtator në bazë të këtij ligji Komunat mund të vendosin për faljen e borxhit për qytetarët. Ligji tashmë është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, çka përbën herën e parë, kur Komunat përballën në një betejë ligjore me Qeverinë, e njohës të drejtësisë, thonë se ligji duket të jetë kundërkushtetues. Çka ndodhi?

Ishte Ministri i Financave, i cili shkruajti në Facebook, duke treguar se ligji tashmë është në fuqi, e se Komunat kanë afat deri më 15 shtator, për t’ua “falur” 100 eruo-shin qytetarëve.

“Ligji i ndryshuar për Tatimin në Pronë tashmë është në fuqi pas votimit në Kuvend dhe dekretimit nga Presidentja.

Përmes këtij ligji, mundësohet falja e faturave të tatimit në pronë deri në 100 euro për secilin tatimpagues, dhe komunat duhet të vendosin më së largu deri më 15 shtator për këtë zbritje. “ – ka shkruar Murati

Komunat e dërgojnë në Kushtetuese

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Tatimin në Pronë të paluajtshme. Ky ligj ndër të tjera, ka paraparë faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët.

Dorëzimin e kërkesës në Kushtetuese e bënë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Totaj tha se kjo kërkesë është bërë për shkak se Ligji ndërhynë në kompetencat vetanake të komunave.

“Pas themelimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo është hera e parë që komunat e bëjnë një kërkesë të tillë sepse kemi të bëjmë me ndërhyrja të kompetencave vetanake të komunave sa i përket autonomisë financiare dhe direkt në tentim të zvogëlimit të të hyrave buxhetore. Ne e pamë të udhës që ta kontestojmë” – tha ai.

Gjithashtu, Totaj bëri të ditur se nga Kushtetuesja kanë kërkuar masë të sigurisë, që ligji të mos ketë fuqi ekzekutive, deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese

“Jam i sigurt që Kushtetuesja do ta aprovoj kërkesën tonë sepse është evidente se ky ligj për tatimin në pronë ndërhyn në mënyrë direkte, ku dëmi për të gjithë komunat e Kosovës do të jetë rreth 30 milionë euro” – tha ai.

Kundërpërgjigjet Murati

Ministri, Murati, u kundërpërgjigj. Edhe njëherë në Facebook. Murati, pretendon se ligji është në fuqi, e se me dërgim në Kushtetuese, nuk do të thotë pezullim të ligjit.

“Krejt çka po duan të bëjnë me këtë potez kasta e vjetër politike, është që të fshihen prapa Gjykatës Kushtetuese, se gjoja ata “do ta kishin miratuar zbritjen e tatimit, por ja që ligji është bllokuar në Gjykatë Kushtetuese.

Por kjo nuk pin ujë.Sepse ligji i ndryshuar tashmë është në fuqi, dhe secila komunë ka mundësinë të vendosë për faljen ose jo të një pjese të tatimit në pronë për të gjithë tatimpaguesit më së largu me 15 shtator 2023.”

Megjithatë, ende nuk ka venim të Gjykatës për Masë të Përkohëshme, çka është njëra prej kërkesave të Komunave. Pra, që i bie pezullim të ligjit, dëri në vendosjen përfundimtare, shrkuan Nacionale.

Ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, e Profesori Enver Hasani në emisionin Interaktiv të KTV-së, ka thënë se në shikim të parë duket se ka shkelje të Kushtetutës, sepse i vihet në barrë dhe i imponon barrë financiare Komnave.

“Në shikim të parë ka shkelje të Kushtetutës aty sepse pushteti lokal nuk është në vijë vertikale… Po (mund të ketë ndërhyrje), sepse edhe atëherë kur ato mund të kenë kompetenca të deleguara ka rregull që mbikëqyret ligjshmëria, por prapë pushteti qendror nuk e mbikëqyr kushtetutshmërinë e tyre. Ky rast, falja e borxhit dhe imponimi i një barre financiare në komuna, se kur vendos për ligj që i afekton komunat domosdo duhet me pasë konsultime dhe debat me ta, ky është rregulli themelor i një shoqërie demokratike”, ka thënë ai.

Hasani ka shtuar se mungesa e konsultimeve të Qeverisë me komunat mund të përdoret si argument se ligji përbën shkelje.

“Si shkelje procedurale pa asnjë diskutim. Shkelja materiale që është jashtë çdo dyshimi e qartë, është ndërhyrja në të hyra, zvogëlimi në të hyra. Kur bëhet këto ligje duhet me pasë gjithmonë parasysh aspektin e kushtetutshmërisë”.

Të ngjashme