Auto&Tech
Facebook tani po ju jep “detyra shtëpie” se si të mësoni për mënyrën si ajo ruan privatësinë
Demokracia
23:26 | 07 Janar 2022

Share:

Meta ka njoftuar për një version të ri të Qendrës së saj të Privatësisë, për të cilën thotë se mund ta përdorni për të mësuar se si kompania mbledh dhe përdor të dhënat dhe të kuptoni se si të navigoni kontrollet e panumërta të privatësisë dhe sigurisë që janë në dispozicion.

Meta thotë se versioni aktual do të ketë kategori të cilat përfshijnë sigurinë, ndarjen, mbledhjen, përdorimin e të dhënave dhe reklamat. Dhe teksa duket si një mjet i mirë për t’u shfrytëzusr, duket më shumë sikur Meta po ua ngarkon përdoruesve përgjegjësinë për t’u siguruar që aplikacionet e saj të funksionojnë për ta.

Meta thotë se ky version i Qendrës së Privatësisë, është aktualisht i disponueshëm për “disa njerëz që përdorin Facebook në desktop” por “do ta shpërndajë atë për më shumë njerëz dhe aplikacione në muajt e ardhshëm.” Sipas postimit në blog, do të ketë pesë kategori për udhëzuesit dhe kontrollet që ju lejojnë të menaxhoni cilësimet tuaja të sigurisë, me kë ndahen postimet tuaja, si Meta mbledh dhe përdor informacionin tuaj dhe cilat janë profilet dhe preferencat tuaja të reklamave.

Pavarësisht, theksit të Facebook mbi edukimin, në të vërtetë kjo taktikë vendos përgjegjësinë për sistemet që kompania ndërton mbi përdoruesin. Nëse cilësimet e privatësisë ose të sigurisë nuk janë ato që do të dëshironin ose prisnin shumica e përdoruesve, Meta do të jetë në gjendje të thotë: “Epo, ne ju dhamë mjetet për të mësuar rreth tyre”. Plus, nuk hiqet mundësia që shumë nga informacionet që do të gjeni në qendrën e privatësisë, nuk do t’ju pëlqejnë, por nuk do të jeni në gjendje të bëni asgjë për këtë nëse nuk ka një cilësim për ta ndryshuar.

Sipas Meta, nëse keni Qendrën e re të Privatësisë, do të keni mundësi ta përdorni atë te Settings > Privacy, por Meta thotë se do të “shtojë më shumë mënyra për ta aksesuar atë në vendet ku mund të keni shqetësime për privatësinë”. Gjithashtu kompania njofton se do të vazhdojë të shtojë më shumë module dhe kontrolle në Qendrën e Privatësisë sipas nevojës.

Të ngjashme