Auto&Tech
Facebook së shpejti prezanton orën ‘e mençur’ shumë ndryshe nga të tjerat
Demokracia
21:26 | 10 Qershor 2021

Share:

Facebook është duke punuar për të prezantuar një smartwatch të ri, i cili me shumë mundësi do të prezantohet vitin e ardhshëm.

Ky smartwatch, ndryshe nga të tjerët, do të ofrojë një ekran që mund të shkëputet nga kyçi i dorës me dy kamera, të cilat do të shkrepin fotografi që mund të postohen më pas në Facebook ose Instagram.

Kamera në pjesën e parme të ekranit do të funksionojë kryesisht për video calling, ndërkohë që kamera e pasme 1080p do të përdoret për të shkrepur fotografi ose video në momentin kur ora hiqet nga kyçi. Facebook po bashkëpunon me kompani të ndryshme për të krijuar aksesorë ku ora mund të vendoset, si përshembull çantat.

Idea e tyre është të inkurajojnë përdoruesit të përdorin smartwatch-in e tyre në të njejtën mënyrë që smartphone-t përdoren sot. Plani i Mark Zuckerberg është të krijojë më tepër pajisje konsumi që do të luftojnë me Apple dhe Google, kompani të cilat kontrollojnë aftësinë e Facebook për të arritur tek njerëzit.

Për të siguruar mbështetje LTE në orë, Facebook po bashkëpunon me kompanitë kryesore të komunikimit, në mënyrë që smartwatch-i të jetë e pavarur nga smartphone-i. Ngjyrat në të cilat kjo orë do të vijë janë white, black dhe gold. Raportimet e tanishme sugjerojnë se çmimi i tyre do të jetë rreth $400, mirëpo kjo mund të ndryshojë me kalimin e kohës.

Të ngjashme