Sport
​Eurobasket 2025, Kosova përballet sot me Zvicrën
Demokracia
13:38 | 29 Korrik 2023

Share:

Sot me fillim nga ora 17:30, Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshje si mysafire në Fribourg kundër Zvicrës, e vlefshme kjo për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

Kosova rikthehet nga humbja kundër Danimarkës, sikurse Zvicra që në ndeshjen e fundit u mposht nga Danimarka, raporton KosovaPress.

Kosova pozicionohet në vendin e dytë në Grupin G me tre pikë të arkëtuara (një fitore dhe një humbje), një pikë më shumë se Zvicra në vendin e fundit, dhe një pikë më pak se Danimarka në vendin e parë.

Përballja e sotme është tejet e rëndësishme për “Dardanët” dhe FBK u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve shqiptarë në Zvicër për përkrahje.

Në ndeshjen e kaluar, Kosova e mposhti Zvicrën me shifrat 76:49.

Të ngjashme