Lajme
EULEX-i mbrëmë i bëri kontrolle mjekësore ish-policit të arrestuar, Dejan Pantiq
Demokracia
11:57 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka treguar se një ekip mjekësor i EULEX-it, mbrëmë i ka bërë një ekzaminim mjekësor ish-oficerit të arrestuar, Dejan Pantiq.

Wigemark në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se  ky është ekzaminimi i dytë mjekësorë për Pantiqin.

“Me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, një ekip mjekësor i EULEX-it dje në mbrëmje ekzaminoi z. D.P., i cili është ndaluar nga Policia e Kosovës. Ky është ekzaminimi i dytë mjekësor i z. D.P., kryer nga një ekip mjekësor i EULEX-it. E para u zhvillua një javë më parë”, ka shkruar Wigemark.

Pantiq ndodhet në paraburgim për 30 ditë, nën akuzat për përfshirje kur në objektin e KKZ-së në Mitrovicë të Veriut, u hodhën shok-bomba

Pantiq u arrestua në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, çka bëri që serbët lokalë të vënë barrikada, si shenjë proteste. Ai akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Të ngjashme