Lajme
Escobar pas deklaratës së Engel: E gabuar, e përkrahim Kosovën në proceset e saja
Demokracia
21:52 | 18 Korrik 2023

Share:

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për deklaratën e ish-kongresistit amerikan, Eliot Engel, ku ka thënë se ShBA-ja në raport me Kosovën, Serbinë është duke e zbutur dhe se nuk po i reagon si ndaj Kosovës.

Escobar tha se kjo nuk qëndron.

Ai tha se ata kanë mbështetur Kosovën, edhe pse Serbia ka kundërshtuar në çështjet që administrata i dha dritën e gjelbër Prishtinës.

“Unë do të thosha se kjo është faktikisht e gabuar. Ne ishim për liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës përkundër kundërshtimeve të Serbisë”, tha ai.

“Ne i mbështetëm zgjedhjet në komunat veriore, përkundër kundërshtimeve të Serbisë. Ne njohëm rezultatet e zgjedhjeve edhe me 3 për qind, ne e njohëm përzgjedhjen e kryetarëve të komunave edhe pse pati kundërshtime nga Serbia”, shtoi ai.

“Ne e kemi sanksionuar po ashtu shefin e Inteligjencës së Serbisë”, ka thënë Escobar./Klankosova.tv

Të ngjashme