Lajme
Escobar e quajti garantuese të marrëdhënieve Kosovë – ShBA, Osmani tregoi që është si Kurti dhe sulmoi brutalisht ambasadorin amerikan Hill
Demokracia
14:26 | 23 Mars 2024

Share:

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duket se është “ngutur” pak me vlerësimin për presidenten Vjosa Osmani kur më 13 mars 2024 e quajti “garantuesja primare e marrëdhënies dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-së”, pasi këtë epitet ajo nuk ishte në gjendje ta ruante as një javë.

Me këtë vlerësim, Escobar bëri ndarjen mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, sidomos në kohën kur për shkak të këtij të fundit, raportet Kosovë – ShBA janë në nivelin më të ulët, shkruan Demokracia.com.

Vetëm një ditë para vlerësimit që mori Osmani, më 12 mars 2024, Escobar goditi rëndë kryeministrin Kurti, duke zbuluar se përveç ShBA, edhe BE, NATO dhe Mbretëria e Bashkuar kanë probleme komunikimi me të.

https://demokracia.com/perplasja-me-aleatet-escobar-zbulon-se-pervec-shba-se-edhe-nato-be-ja-dhe-mbreteria-e-bashkuar-kane-probleme-komunikimi-me-albin-kurtin/

Megjithatë, pa kaluar një javë nga ky vlerësim politik për presidenten Osmani, ajo është shfaqur në një rol të kundërt me atë që shpresonte Escobar se e para e shtetit përfaqësonte.

Presidentja Osmani për të dëshmuar besueshmërinë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilin e kishte lidhur fatin e saj politik, shfrytëzoi një deklarim të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, për ta sulmuar brutalisht atë.

Më 19 mars 2024, ambasadori amerikan Christopher Hill, i ndikuar nga raportet e acaruara mes Qeverisë Kurti dhe ShBA-së, nga Beogradi dha një lajm të keq se aktualisht Serbia është më afër NATO-s se Kosova.

https://demokracia.com/nje-lajm-i-keq-nga-ambasadori-hill-aktualisht-serbia-eshte-me-afer-natos-se-kosova/

Por, një ditë më pas, më 20 mars 2024, në vend të një reagimi të matur ndaj ambasadorit amerikan, presidentja Osmani zgjodhi gjuhën e ashpër, duke ndjekur linjën përplasëse të Kurtit.

Sipas saj, me deklaratën e tij, Hill “po ofendon viktimat e Millosheviqit”. Ndërkohë, që ambasadori Hill është njëri prej diplomatëve amerikanë që ka merita shumë të mëdha në çlirimin e Kosovës nga Serbia.

https://demokracia.com/pushteti-vazhdon-perplasjet-osmani-me-akuza-te-renda-kunder-ambasadorit-hill-njeriut-qe-ndihmoi-ne-clirimin-e-kosoves-nga-serbia/

https://demokracia.com/pushteti-vazhdon-perplasjet-osmani-me-akuza-te-renda-kunder-ambasadorit-hill-njeriut-qe-ndihmoi-ne-clirimin-e-kosoves-nga-serbia/

Nuk vonoi shumë dhe Escobar u detyrua të intervenoi me një deklaratë balancuese, të cilën e dha për Reporteri.net.

“SHBA-ja mirëpret angazhimin pozitiv të Serbisë me NATO-n. Në të njëjtën kohë në theksojmë se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me NATO-n nëpërmjet KFOR-it dhe NALT dhe ka marrëdhënie të shkëlqyera të sigurisë me shumë aleatë të NATO-s, përfshirë SHBA-në“, theksoi Gabriel Escobar.

Pavarësisht përpjekjes nga i dërguari i posaçëm amerikan, Gabriel Escobar, që të gjithë drejtuesit shtetërorë të mos i paraqesë të njëjtë dhe të mos e mbyllë derën e bashkëpunimit ndërshtetëror, i domosdoshëm sidomos për Republikën e Kosovës, presidentja Osmani nuk arriti ta mbajë as një javë të vetme epitetin që mori si “garantuesja primare e marrëdhënies dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-ve”. Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti janë shfaqur në sinkron të njëjtë për nga ashpërsia, ofendimet dhe akuzat të hedhura mbi zyrtarët e lartë amerikanë, duke tejkaluar kufijtë e një komunikimi normal. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/sekretari-blinken-eshte-naiv-ambasadori-hill-po-ofendon-viktimat-e-millosheviqit-gjuha-skandaloze-e-kurtit-dhe-osmanit-kunder-zyrtareve-te-larte-te-shba-se/

Të ngjashme
Lajme • 06 Dhjetor 2024