Lajme
Pushteti vazhdon përplasjet | Osmani me akuza të rënda kundër ambasadorit Hill, njeriut që ndihmoi në çlirimin e Kosovës nga Serbia
Demokracia
15:24 | 20 Mars 2024

Share:

Ambasadori aktual i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill, është njëri nga personat kyç të administratës së presidentit Bill Clinton, të angazhuar drejtpërdrejtë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që kulmoi me bombardimet e NATO-s mbi Serbinë dhe çlirimin e vendit tonë.

Hill, si një diplomat i shquar, ishte i dërguar special i ShBA-së në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ambasadori Hill dhe zyrtarët e tjerë amerikanë dihet botërisht se anën e kujt e mbajtën në vitet më të rënda për Kosovën dhe popullin e saj.

Megjithkëtë, 24 vite pas çlirimit të Kosovës, drejtuesit aktualë të shtetit, presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca, i kanë bërë të zakonshme dhe pothuajse të përditshme deklaratat përplasëse e plot akuza në drejtim të zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me gjuhë të tillë, të ashpër dhe aspak të arsyeshme, presidentja Osmani i është drejtuar ambasadorit Hill, i cili, i ndikuar nga raportet e acaruara mes Qeverisë Kurti dhe ShBA-së, nga Beogradi dha një lajm të keq se aktualisht Serbia është më afër NATO-s se Kosova.

Një lajm i keq nga ambasadori Hill: Aktualisht Serbia është më afër NATO’s se Kosova

Presidentja Osmani në vend të një reagimi të matur ndaj ambasadorit amerikan, ka zgjedhur gjuhën e ashpër, duke ndjekur linjën përplasëse të Kurtit.

Sipas Osmanit, me deklaratën e tij, Hill po ofendon viktimat e Millosheviqit.

“Serbia është është shtet që ka kryer krime lufte dhe akoma fle mbi varreza masive. Kështu që më lejoni të them troç: kushdo që e konsideron Serbinë që është shtet që është afër NATO-s nuk e ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht i ofendon edhe viktimat e Serbisë së Millosheviqit”, ka thënë Osmani. /Demokracia.com/

Lexo më shumë për këtë temë:

“Na vijnë me kërkesa të Serbisë…” | Propaganda e rrezikshme e Kurtit kundër ShBA-së

Hill e “nervozon” Presidenten, Ramadani: Deklarata e ambasadorit shqetësuese, Osmani po e bën situatën më acaruese

Ambasadori Hill e llogariti Serbinë më afër NATO-s se Kosovën, Osmani i kundërpërgjigjet: Serbia as që mund të ëndërrojë t’i bashkohet NATO-s

Të ngjashme