Sport
Ermal Krasniqi transferohet në Rumani, konfirmojnë mediat romune
Demokracia
14:12 | 07 Janar 2023

Share:

Ermal Krasniqi mund të mos jetë pjesë e Ballkanit, për stinorin pranveror, pasi për të ka shprehur interesim konkret skuadra rumune CFR Cluj.

Sipas medieve rumune, Krasniqi tashmë ka rënë dakord për pagën, teksa ka mbetur të arrihet marrëveshja vetëm në mes dy klubeve.

Krasniqi ka vetëm edhe gjashtë muaj kontratë me Ballkanin. Kampioni rumun tashmë ka bërë dy lëvizje në këtë afat kalimtar të transferimeve, ndërsa synon edhe dy të tjera, në mënyrë që të përforcohen mjaftueshëm për pjesën e dytë të stinorit.

Ndryshe, Cluj ishte kundërshtari i Ballkanit në Ligën e Konferencës.

Ndërkohë, për momentin kampioni aktual i Rumanisë, renditet në vendin e dytë me 44 pikë të grumbulluara, me vetëm një pikë më pak se lideri aktual Farul, me 45 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme