Lajme
Erdogan pas shpërthimit në Taksim: Përpjekjet për ta nënshtruar Turqinë përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre
Demokracia
17:02 | 13 Nëntor 2022

Share:

Presidenti turk Rexhepp Tajip Erdogan, tha se 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në Taksim të Stambollit.

“Përpjekjet për ta nënshtruar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre as sot, e as nesër, ashtu siç nuk e arritën dje. Të jetë i sigurt kombi ynë se autorët e incidentit në rrugën Istiklal do të dënohen ashtu siç e meritojnë”, tha ai.

Erdogan tha se të dhënat e para tregojnë se bëhet fjalë për sulm terrorist.

“Ndonëse mund të jetë e gabuar të quhet terrorizëm në terma absolutë, të dhënat e para sinjalizojnë se mund të bëhet fjalë për terrorizëm. Vëzhgimet fillestare tregojnë se një grua ka pasur rol në shpërthimin në rrugën Istiklal të Istanbulit”, tha presidenti turk Erdogan. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme