Sport
Entuziazmi i tifozëve të Milanit në kulm, për shkak të interesimit të madh për biletë bie faqja zyrtare e Sassuolos
Demokracia
13:54 | 16 Maj 2022

Share:

Milani do të luajë ndeshjen deçizive të gjithë kampionatit në javën e fundit të saj ku në rast edhe të një barazimi mund të “kurorëzohet” si kampioni i ri i Italisë.

Faqja zyrtare e Sasuolos është “pushtuar” që nga orët e para të mëngjesit nga tifozët e shumtë të Milanit që tashmë janë në kërkim të një bilete për ndeshjen e javës së fundit të planifikuar në stadiumin “Mapei” ditën e dielë.

Shitja e biletave nuk ka filluar ende duke parë se akoma nuk ka një orar zyrtar kur do të luhet takimi nga ana e Ligës së Serisë A.

Stadiumi “Mapei” arrin deri në 21.500 tifozë, por entuziazmi i kuqezinjve ndoshta nuk do të kufizohet vetëm në sektorin e mysafirëve që ka një maksimum prej 4000 vendesh./Demokracia.com/

Të ngjashme