Sport
Enis Bardhi vizitoi klubin kosovar, e përcjelli nga afër ndeshjen e Ligës së Parë
Demokracia
11:10 | 25 Prill 2022

Share:

Enis Bardhi, futbollisti i Levantes e ka vizituar klubin e Ferizajt, shkruan Demokracia.com.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut gjatë vizitës së tij te Ferizaj u takua me presidentin e klubit, futbollistët dhe stafin teknik.

Ylli i Levantes e përcolli nga afër edhe takimin e Ferizajt kundër Fushë Kosovës në Ligën e Parë.

“Enis Bardhi vizitoi klubin tonë”.

“Futbollisti Shqiptar, Enis Bardhi, sot ka vizituar klubin tonë, vendin ku po luan vëllau i tij Behar Bardhi, ai shikoi nga afër ndeshjen kundër KF Fushë Kosovës, ku dhe kaloi disa qaste të bukura me skuadrën tonë”.

“Bardhi në fund i urojë klubit tonë rikthimin në Superligë, duke na dëshiruar shumë suksese në vazhdim!”, njoftoi Ferizaj./Demokracia.com/

Të ngjashme