Lajme
Emocione në Shtëpinë e Pleqve, banoret aty kujtojnë si e festonin Bajramin me familje
Demokracia
12:02 | 21 Prill 2023

Share:

Dikush një vit, dikush 10 e të tjerë edhe 16 vite të kaluara në këtë vend. Në këtë vend ku ndjenë, dhimbje, mall, pikëllim, por tashmë edhe janë shoqëruar dhe ambientuar me njëri- tjetrin. Kanë krijuar edhe shoqëri.

Në këtë dhomë që ishte e zbukuruar me piktura nga vet ato. Në ato piktura shumë ngjyrëshe e plotë jetë të bëra me dora nga këto zonja, që e gjallërojnë më shumë ambientin e ndenjës së tyre.

Sot, ato u gëzuan edhe në një tjetër mënyrë. Sot, ato pranuan dhurata, që nga kureshtja edhe i hapën menjëherë, e përmes rrudhave që filluan të hapeshin pak kur buzëqeshnin, shihej se u lumturuan shumë.

Shenaze Slihu, tash e 10 vite qëndron në këtë institucion. Në këtë vend ku kaluan sa e sa festa e sa bajrama.

Për ne Shenazja na tregon se si u ndje kur mori dhuratën si dhe na flet për bajramet si i festonin kohë me parë me familje.

Kjo kukull aq e mirë, nuk është ë prodhuar nga fabrika, por e punuar e gjitha me dorë nga duart e zonjës Shenaze. E, kur na flet për veshjet e punuara me dorë, për kukullën ajo bëhet nostalgjike edhe për kohën e shkollës.Rrëfime për ne ndau edhe një tjetër zonjë, e cila kur fliste shpërndante urtësi e të kënaqte me të folurit e saj engjëllor është Nazlie Haxholli.

Nazlija na tregon se si e prite bajramin në të kaluarën. E, diçka që e kënate kishte qenë fakti se në atë kohë kishte qenë e gjithë familja e bashkuar. Por, tash që faza e pleqërisë ka filluar thotë se “kur t’ plakesh nuk të don askush”.

Lidhur me shpërndarjen e dhuratave dhe aktivitetin e ndërmarrë na flet edhe Premtim Fazliu nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Prishtinë.

E veçanta e këtij aktiviteti ishte sepse ishin përfshirë edhe personat me Sindromin Down, pasi që ishin blerë kartolinat e punuara nga vetë ata.

Fazliu na flet edhe për ndjesinë e tij kur ka këso aktivitete, duke thënë që kjo i bënë më të përmbushur edhe shpirtërisht për veç punës institucionale./Lajmi.net/

 

 

 

Të ngjashme