Lajme
Emisari gjerman sot për vizitë në Kosovë, një ditë pas situatës së tensionuar në veri
Demokracia
08:09 | 27 Maj 2023

Share:

Sot do të jetë për vizitë në Kosovë emisari gjerman, Manuel Sarrazin.

Sarrazin do të jetë për vizitë në Prishtinë një ditë pas situatës së tensionuar në tri komunat në veri të vendit.

Takimi i të dërguarit të Gjermanisë me kryeministrit e vendit do të jetë në ora 10:00.

Ndryshe, të premten në tri komunat në veri, atë në Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq kishte situatë të tensionuar pas grumbullimit të qytetarëve serbë të cilët nuk lejonin kryetarët e sapo zgjedhur të hyjnë në objektet e komunave.

Megjithatë, në përcjellje të policisë kanë arritur të hyjnë në zyrat e tyre, kryetari i Zubin Potokut dhe ai i Zveçanit.

Të ngjashme