ShowBiz
Elinel publikon bashkëpunimin me Numen “S’ka tjetër”
Demokracia
16:51 | 28 Shtator 2022

Share:

Reperi i mirënjohur, Elinel është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Ai ka bashkuar forcat me artistin Numen në dueti që mban titullin “Ska tjetër”.

Projekti i dyshes erdhi i vizuelizuar edhe me videoklip për të cilin u kujdes “Smart Motion Films”.

Producent të këngës janë Anso Music dhe Crucket Music, ndërkaq teksti dhe melodia e këngës u realizuan nga Elinel dhe Numen.

Miksimi dhe masterizimi gjithashtu nga Cricket Music, me ‘beat’ dhe instrumental nga Anso Music.

Kujtojmë që ky bashkëpunim i Elinel vjen pas atij me këngëtaren Samanta “Chocolino”.

Ndërsa, projekti i fundit i Numen është kënga “I ke harru”.

Të ngjashme