ShowBiz
Elhaida Dani i këndon “vetes” në këngën e re
Demokracia
17:58 | 31 Dhjetor 2022

Share:

Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

“Vetja” mban titullin kënga e saj e re,e cila është një baladë e lehtë në zhanrin R&B.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga Kledi Bahiti, gjersa incizimi është kryer në studion e Threedots.

Kënga është vizualizuar me një klip të thjeshtë, në të cilin këngëtarja shkodrane vjen me një paraqitje mjaft të kuruar dhe elegante.

Vizualizimi i është besuar regjisores së njohur nga Tirana, Ajola Xoxa.

Elhaida Dnai përndryshe po përmbyll një vit mjaft të suksesshëm në karrierë, ku mes të tjerash veçohet pjesëmarrja e saj në ‘Dancing With The Stars’, ku ka arritur të kualifikohet deri në finalen e madhe.

Të ngjashme