Lajme
“Ekziston dëshira për Republika Srpska në Kosovë” | Si e bëri Kurti propozimin skandaloz të Ekipit Menaxhues pjesë të negociatave për Zajednicën?
Demokracia
11:48 | 03 Maj 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të shfaqet kontradiktor. Veprimet e shefit të qeverisë kosovare janë krejt të ndryshme nga deklarimet e tij.

Hera e fundit kur Kurti është shfaqur i tillë është pikërisht mbrëmja e 2 majit, pas negociatave në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku statuti i Zajednicës/Asociacionit ishte në qendër të takimit, shkruan Demokracia.com.

Në njërën anë Kurti ishte i ashpër kundër draftstatutit për Zajednicën i propozuar nga Ekipi Menaxhues dhe në anën tjetër, ai është pajtuar që ky dokument të shërbejë si pikënisje për statutin përfundimtar të saj.

“Qartazi ekziston dëshira për Republika Srpska në Kosovë dhe kjo dëshirë e ka shkruar këtë statut”, ka thënë Kurti, i cili ka kundërshtuar përmbajtjen e propozuar.

Por, pavarësisht këtij kundërshtimi, Kurti nuk e ka hedhur poshtë përfundimisht duke mos pranuar kurrfarë diskutimesh për propozimin e paraqitur.

Kjo është treguar nga shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell. Duke folur për draft-statutin, ai ka thënë se palët ende janë me qëndrime të largëta, por jo edhe që dokumenti i propozuar është hedhur në shportë. Përkudrazi, propozimi i Ekipit Menaxhues do të shërbejë si pikë-nisje për Kosovën dhe Serbinë në hartimin e statutit final.

“Ata janë pajtuar që t’i nisin negociatat në një të ardhme të afërt, duke e marrë këtë draft si një pikënisje. Ne kemi shumë modele të Asociacioneve në Evropë”, tha Borrell.

Mbështetur në këtë deklaratë të Borrell, Kurti dhe Vuçiq, apo ekipet e tyre, do të negociojnë së shpejti statutin e Zajednicës.

Si kundërpërgjigje ndaj propozimit të Ekipit Menaxhues, Kurti ka njoftuar se ka shfaqur vizionin e tij për zbatimin e Nenit 7 të Marrëveshjes së Ohrit./Demokracia.com/

“Vetëmenaxhimi për serbët” | Kurti zbulon mashtrimin e tij, i duhen dy faqe për ta shpjeguar një fjalë të vetme “vetëmenaxhimin” dhe e lidhë direkt me Zajednicën

 

Të ngjashme