Lajme
Ekspozoi armën në rrjetet sociale, arrestohet 45 vjeçari nga Ferizaj
Demokracia
16:15 | 29 Nëntor 2023

Share:

Njësia e Hetimeve të stacionit në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishte nisur hetimet rreth një informate, ku një person kishte ekspozuar në rrjetet sociale një armë të zjarrit.

Policia ka identifikuar personin që ka ekspozuar në rrjetet sociale armën e zjarrit, pushkë e gjuetisë dhe sot, rreth orës 09:30 është shoqëruar në stacionin e policisë personi R.F. (45).

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa arma e zjarrit është konfiskuar.

Rasti është cilësuar mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. /Telegrafi/

Të ngjashme